Mike Tyson konfirmon meçin e dytë – caktohet data dhe vendi

Boks 18 Mars 2021 14:22

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka konfirmuar duelin e tij të dytë pas rikthimit, 29 maj pritet që të jetë data e përballjes se tij kundër kundërshtarit qe ende se ka zbuluar, transmeton Insporti.

Ndërsa ai nuk ka zbuluar se kush do të jetë kundërshtari i tij i ardhshëm, ai ka dhënë një datë dhe vendndodhje se kur tifozët mund ta presin atë përsëri në aksion.

Duke folur në podkastin e tij me mysafirin Canelo Alvarez, ai tha: “29 maj diçka e tillë”, ndërsa shtoi: “E njëjta arenë në të cilën u ndeshe edhe ti”.

Ai tani do të ndeshet me kundërshtarin e tij në The Sunshine State për duelin e ti të dytë që prej rikthimin të tij pas 15 vjetëve.

Përplasja e Tyson kundër Jones Jr ishte dueli i tij e parë në boks që nga viti 2005.

Tyson pret që duelin e tij të dytë ta zhvilloj kundër rivalit prej një kohe të gjatë Evander Holyfield, i cili po përgatitet për rikthimin e tij. /Insporti.com/

-->