Mike Tyson e pranon – përdorte penis artificial

Boks 09 Gusht 2019 13:27

Një nga boksierët më të famshëm dhe më të suksesshëm të të gjitha kohëve, Mike Tyson, e ka pranuar në një intervistë që vazhdimisht ka mashtruar në testet e dopingut.

“Masat” që ai ndërmerrte për të mashtruar shkonin der aty që përdorte një “penis” artificial dhe për testim I dorëzonte mostrat e urinës që I merrte nga gruaja ose vajza e tij.

Tyson i pranoi të gjitha këto në një intervistë, që tashmë po komentihet nga miliona njerëz në internet.

“Shumica e burrave e kishin siklet kur kryheshin kontrollet dhe kthenin kurrizin dhe unë përdorja një penis artificial të cilin e kisha të mbushur me urinën e fëmijëve”, tregon Tyson.

Në dhjetor të vitit 2006, ish boksieri u arrestua në Arizonë për mbajtje kokaine dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, pasi për pak përplasi një makinë të policisë ndërsa largohej nga një lokal nate. Në atë kohë ai pranoi përpara agjentëve që e arrestuan se ishte një përdorues i lëndëve narkotike.

Ndryshe Tyson që nga viti 1986, kur për herë të parë u bë kampion i botës në kategorinë e rëndë, e deri në fillim të këtij shekulli ka qenë vazhdimisht kampion ose sfidues për tituj bote dhe nga adhuruesit, por edhe ekspertët e boksit, vlerësohet për fuqinë e jashtëzakonshme të goditjeve me të djathtën dhe aftësinë për të rrëzuar kundërshtarët.