Miku i Ronaldos, nga burgu në ring të MMA

Futboll 01 Mars 2018 21:47

Miku i mirë i Ronaldos i cili është liruar nga burgu për shkak se ishte përleshur disa herë në Amsterdam. Pasi është liruar nga burgu efektiv, Badr Hadi do të kthehet në ring më 3 mars.

Ronaldo ka marrëdhënie shoqërore me luftarin e arteve marciale që shumë vite. Madje, Ronaldo, Marcelo dhe Karim Benzema kishin bërë një video për t’i uruar sukses Badr Hadit në meçit e tij në vitin 2013.

Hadi do të ndeshet me Hesdy Gerges në Rotterdam në eventin GLORY 51 dhe do të mundohet të fitoj për ta bërë edhe më spektakolar bilancin e tij që tregon 106 fitore dhe 13 humbje. Deri më tani të gjitha biletat janë shitur për të shikuar këtë meç të Hadit pasi është liruar nga burgu.

Hadi është mik i mirë i Ronaldo dhe shumë herë është parë me të në vende të ndryshme të botës. /Insporti.com

-->