Miku serb i Haradinajt zgjedhet kryetar i Federates paralele të futbollit

Tash e tri vite Kosova është bërë antare e UEFA-s e FIFA-s, por jo dhe për serbët të cilët nuk e përfillin Federatën e Futbollit të Kosovës.
Klubet serbe të këtushëm vazhdojnë të mos të e njohin FFK-në, dhe pse oraganizojnë gara në territorin e Kosovës duke njohur vetëm Federatën e Serbisë.
Tashmë, gjërat kanë shkuar në ekstreme pasi që ata kanë krijuar një federate paralele të futbollit.
Madje, Asambleja e Federatës paralele të futbollit në Kosovë, e ka zgjedhur Milan Radioçiqin për president të kësaj federate, për të cilin votuan 30 nga 40 delegatë, raporton “b92.net”.
Radoiçiqi kishte qenë më parë president i KF Trepçës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar nëpërmjet kryetarit të saj, Agim Ademi, i cili ka thënë se e kanë dërguar rastin në UEFA dhe FIFA dhe se kjo është e papranueshme.
Milan Radojiçiq është një politikan me pushtet në veri të Kosovës, i cili akuzohet për krim të organizuar dhe vrasje. Ai po ashtu zotëron biznese të ndryshme.
Madje, ai ka kontakakte dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kohë më parë kishte deklaruar se mbanë kontakte të vazhdueshme me të.
Kryeministri Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së kishte deklaruar për lidhjet e tij me serbin të shumëpërfolur për krim të organizuar në veri, Millan Radojiçiq.
“Autoriteti i tij në veri. Më duhet veriu, më duhet me mbërri te të gjithë që kanë autoritet atje, të komunikoj me ta, ta integrojmë veriun, t’i sigurojmë që është siguri për të gjithë”, ishte deklaruar Haradinaj.
Vlen të theksohet se i njëjti, dyshohet për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
/Insporti.com/