Milan 1:3 Fiorentina – notat e lojtarëve

Futboll 29 Shtator 2019 23:04

Është thelluar kriza e Milanit, pasi ‘Rossonerët’ kanë pësuar një tjetër humbje në stadiumin e vet, pasi u mposhtën 1-3 nga Fiorentina.

‘Violët’ të udhëhequr nga ish-trajneri i Milanit, Montella – kanë treguar një ndeshje të fortë dhe u shpërblyen me tre pikë.

Erick Pulgar (14’) nga penalltia, Gaetano Castrovilli (66’) dhe Franck Ribery (78’) shënuan për mysafirët.

E vetmja gjë pozitive për vendasit në këtë ndeshje ishte goli i mrekullueshëm i Rafael Leao (80’), që shënoi pas disa driblimeve fantastike.

Milani luajti me një lojtar më pak që nga minuta 55’ kur Musacchio u ndëshkua me të kuq, kurse Federico Chiesa huqi një 11-metërsh për skuadrën e Montellas.

Pas gjashtë ndeshjeve, Milan tubon po aq pikë në pozitën e 16 kurse Fiorentina ngritet në pozitën e 9 me tetë pikë.

Më poshtë keni notat lojtarëve nga kjo ndeshje.

-->