Milani, 146 milionë euro humbje: “Do të investojmë në lojtarë më me eksperiencë”

Futboll 29 Tetor 2019 08:31

Dje është mbajtur Asambleja e Shoqërisë së Milanit, ku u zyrtarizua bilanci me rreth 146 milionë euro humbje, ndërsa për të rritur optimizmin mes ortakëve, mendoi Administratori i kuqezinjve, Ivan Gazidis.

Në fjalën e tij ai zbuloi strategjinë për të ngritur klubin kuqezi shumë shpejt në majat e Italisë dhe Evropës, duke investuar në futbollistë të rinj, por edhe të tjerë me eksperiencë, që do të udhëheqin ekipin në fushë.

“Ne kemi investuar në shumë emra të rinj si Piatek, Paqueta, Bennacer, Leoa, etj., që përveç kontributit aktual, i pret një e ardhme e ndritur”, ka thënë ai.

“Normalisht që u mungon diçka në aspektin e eksperiencës dhe për këtë do të investojmë në futbollistë me emër, që të japin një dorë në fushë. Elliot ka plan të rikthejë Milanin fitues shumë shpejt dhe të jeni të bindur që nuk do t’u duhen 10-15 vite për ta parë këtë”, deklaroi Gazidis.

-->