Milan 2:1 SPAL, kjo është nota për lojtarin e ndeshjes

Futboll 29 Dhjetor 2018 22:53

Milan e ka përfunduar me fitore vitin kalendarik 2018.

Skuadra e Gennaro Gattuso ka arritur që me tri pikë të dalë nga ndeshja kundër SPAL, të cilën ndeshje e luajti para tifozëve të vet.

Golin e parë në këtë takim e realizuan mysafirët, me anë të Andrea Petagna. Barazimin Milan e gjetën me anë të anësorit Samu Castillejo, i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm.

Kurse, për fitoren u përkujdes Gonzalo Higuain, i cili më në fund iu rikthye golit. Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve për këtë takim, sipas “SofaScore”.