Milan – Benfica, ky gol e vendosi ndeshjen miqësore në Amerikë

Futboll 28 Korrik 2019 23:20

Milani është mundur nga Benfica, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në kuadër të ‘International Champions Cup’.

Milani e Benfica u ndeshën në turneun parasezonal, në ‘Gillette Stadium’ në Foxborough të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Insporti

Skuadra portugeze fitoi me rezultat minimal, 1-0, falë golit të Adel Taarabt në minutën e 70-të.

Milani ndeshjen e parë parasezonale e kishte humbur po ashtu me rezultat minimal, nga Bayern Munichu. /Insporti.com/