Milan e Juventus luajnë baras në ndeshjen e parë të Kupës

Futboll 13 Shkurt 2020 22:48

Pa fitues është mbyllur takimi i parë gjysmëfinale mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.

Rezultati ishte 1:1 me Juventusin që arriti krejt në fund ta barazoi atë.

Rossonerët gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të humbura arriti të mposhte Buffon.

Në vazhdim, skuadra e Pioli pësoi goditje të rëndë pasi Theo Hernandez (72’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

Finalisti do të vendoset në ‘Juventus Stadium’ më 4 mars.

-->