Milan “hap thesin” për Rangnick, ja sa do të shpenzojnë kuqezinjtë në merkato

Futboll 22 Qershor 2020 13:03

Javë vendimtare për të ardhmen e Milan. I afruar me pankinën kuqezi muajt e fundit, Ralf Rangnick pritet të bëjë lëvizjen e tij, që do ta konfirmonte si trajnerin e ri të skuadrës italiane. Sipas mediave gjermane, ai do të japë dorëheqjen nga dretyra e tij si drejtor sportiv i Leipzig dhe më në fund mund të ulet haptazi në tavolinën e tratativave me klubin milanist. Bëhet fjalë vetëm për detajet e fundit, pasi palët kanë arritur prej kohësh marrëveshjen.

10. Rangnik Vjen Ne Gusht, Milan I Ben Dhurate JoviÇ

Deri te zyrtarizimi, mediat përtej Adriatikut zbulojnë edhe shifrën që Milan do të vendosë në dispozicion të Rangnick për merkaton e verës. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se trajneri gjerman mund të shpenzojë 75 milion euro. Kjo shifër pritet të rritet më tej, pasi klubi kuqezi do të kthejë në qarkullim edhe gjysmën e arkëtimeve nga shitjet e mundëshme në sesionin e verës në tregun e transferimeve. Këto shifra janë të rëndësishme dhe flasin për një projkt ambicioz për të kthyer sërish Milanin kompetitiv pas vitesh dështimi.

-->