Milan ia shënon dy gola Romës brenda 17 minutave të para të ndeshjes – elektrizohet ‘San Siro’

Futboll 06 Janar 2022 18:53

Milani ka kaluar në epërsi ndaj Romës, në ndeshjen që po zhvillohet në ‘San Siro’.

Sfidën e ka zhbllokuar sulmuesi francez, Olivier Giroud.

Giroud realizoi nëpërmjet penalltisë në minutën e 7-të, duke gjuajtur në këndin e kundërt prej nga ishte gjuajtur portieri i Romës – Patricio.

Kurse, në minutën e 17’të, braziliani Messias, e dyfishoi avantazhin e Milanos në 2-0.

-->