Milan-Inter: Gol pas vetëm tre minutave

Futboll 17 Mars 2019 20:37

“Derby della Madonnina” ka startuar fuqishëm, derisa Interi ka shënuar qysh në minutën e tretë kundër Milanit.

Matias Vecino është ai që ka relaizuar pasi u gjet mjaft mirë në zonë pas një pasimi me kokë nga Lautaro Martinez.

Fillimisht, Ivan Perisic lansoi një krosim nga krahu i djathtë, duke gjetur Martinezin i cili shërbeu Vecinon për epërsinë e parë të skuadrës.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Insporti.com/