Milan – Juventus, ky është vlerësimi për Ronaldon

Futboll 13 Shkurt 2020 23:04

Pa fitues është mbyllur takimi i parë gjysmëfinale mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.

Rezultati ishte 1:1 me Juventusin që arriti krejt në fund të barazoi atë.

Rossonerët gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të humbura arriti të mposhte Buffon.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

Në këtë sfidë, nota më e lartë i takoi Rebic dhe Paulo Dybalas (8.3), kurse ajo më e dobëta mbrojtësit Calabria (5.7) i cili shkaktoi penalltia.

-->