Milan konsideron transfer nga Manchester United

Futboll 10 Shkurt 2018 13:06

Verën e kaluar, klubi i Milan kishte shpenzuar 170 milion euro në transferime, por kjo gjë nuk do ta ndal pronarin kinez Li Yonghong, që të shpenzojë edhe më shumë në afatin kalimtar të verës, i cili hapet në Qershor.

Sipas këtyre zërave, duket se mesfusha e “Rosonerëve” me Lucas Biglia dhe Riccardo Montolivo, do të ketë konkurrencë.
Sipas “Tuttosport”, skuadra milaniste ka identifikuar njeriun e duhur për të përforcuar atë repart dhe fjala është për mesfushorin e Manchester United, Ander Herrera.

Megjithatë trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, nuk duket se është i interesuar të lëshoj spanjollin 28 vjeçar, mirëpo është më se e dukshme se përdorimi më i shpeshtë nga Mourinho i dyshes, Paul Pogba e Nemanja Matiç, ka bërë që Herrera të ketë minutazh më të ulët.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja e Ander Herrera-s, që në kërkim të lojës në formacionin bazë, ta detyrojë atë të kërkoj largimin nga “Old Trafford”, ku sipas gazetës italiane, një kalim i tillë do të shkonte në 36 milion euro.

Mirëpo në rast se United vendos ta lërë spanjollin të drejtohet për në “San Siro”, atëherë marrëveshja do të nxiste klubin anglez të kërkonte zëvendësimin e tij. Dhe sipas disa njoftimeve, opsioni i “Djajve” do të mund të ishte lojtari i Monaco-s, Fabinho, tek i cili ashtu kështu United ka hedhur vështrimin tash e një kohë, dhe Arturo Vidal i Bayern Munchen. /insporti.com

 

-->