Milan kthen në skuadër një tjetër legjendë pas Ibrahimovicit

Futboll 20 Shkurt 2020 18:54

Pas kthimit të Zlatan Ibrahimovicit, një tjetër legjendë pritet të kthehet te Milani.

Bëhet fjalë për Thiago Silvan, me agjentin e tij që ka hapur derën për rikthimin te Milan të mbrojtësit brazilian.

“Ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Milanin. Dhe nëse nuk rinovojmë me PSG-në, gjithçka është e mundur”, ka deklaruar agjenti i tij.

Silva që në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, në qershor do të jetë i lirë, duke mos nënshkruar kontratë të re me PSG-në.

35 vjeçari Silva, te PSG është transferuar në vitin 2012, dhe deri më tani ka regjistruar mbi 200 paraqitje.

 

-->