Milan me mungesa të mëdha për ndeshjen kundër Lazios

Futboll 25 Prill 2021 13:19

Dy skuadrat e mëdha italiane do të përballen për një sfidë direkte për top katërshe.

Megjithatë trajneri Stefano Pioli ka shumë mungesa për këtë sfidë, pasi tre lojtarë kryesor do t’i mungojnë.

Fjala është për sulmuesin kryesor  Zlatan Ibrahimovic, mbrojtësin francez Theo Hernandez dhe mesfushorin Ismael Bennacer.

Në dyshim për këtë takim është edhe mbrojtësi anglez Fiayko Tomori, por për anglezin dhe francezin Theo Hernandez ka pak shpresë se mund t’i shohim në fushë.

Ndeshja e parë këtë sezon mes dy skuadrave kishte përfunduar në të mirë të Milanit 3-2. /Insporti.com/

-->