Milan mund të dënohet me mospjesëmarrje në Europa League

Futboll 01 Qershor 2018 13:13

Skuadra e Milan dhe pronarët e saj, ka kohë që po përballen me probleme dhe akuza financiare, edhe pse u raportua se deri të hënën skuadra italiane mund ta marrë një ndihmë prej 10 milionë euro nga pronari Li Yonghong.

Mirëpo, me gjithë problemet nga e kaluara dhe e tashmja që po e ndjekin pronarin kinez, Li Yonghong, hetuesit financiar të UEFA-s së fundmi kanë rekomanduar që skuadra italiane, të dënohet me mospjesëmarrje në garat evropiane.

Vendimi përfundimtar nëse UEFA do ta lejoj pjesëmarrjen e Milan në Europa League sezonin e ardhshëm, pritet të merret gjatë qershorit, por pas hetimeve disa mujore nga hetuesit financiar, klubi italian nuk ka arritur t’i bind ata.

Milan, por edhe PSG hyn në këtë mes, janë duke u akuzuar se kanë tejkaluar limitin e lejuar të shpenzimeve gjatë afatit kalimtar, i njohur si Fair Play Financiar.

Në shtyp në kushte anonimati janë deklaruar dy persona që kanë qenë të përfshirë në këtë çështje, pasi rasti është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është marrë vendimi përfundimtar.

Mirëpo sipas tyre, çdo ditë e më shumë po konfirmohet se Milan në fund do të dënohet me mospjesëmarrje në Europa League, çka do të thoshte zhytje edhe më shumë drejt problemeve nga kuqezinjtë. /Insporti.com

-->