Milan pas futbollistit të Monacos, ofron marrëveshje shkëmbimi

Futboll 09 Maj 2018 08:07

Skuadra italiane, Milan, po përgatitet të bëjë disa përforcime gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka caktuar objektivin kryesor për sulmin e “Rossoner”-ëve.

Kuqezinjtë kanë hedhur vështrimin tek ekipi francez i Monacos dhe sulmuesit të tyre, por italianët po tentojnë ta marrin futbollistin e klubit nga principata në një marrëveshje shkëmbimi.

Sipas shtypit italian, Milan e dëshiron kolumbianin Radamel Falcao, derisa për të janë të gatshëm të heqin dorë nga sulmuesi i tyre portugez, Andre Silva.

Përkundër që në aspektin afatgjatë, ky këmbim mund të shihet një potez i gabuar nga “Rossoner”-ët, pasi po shkëmbejnë një 22 vjeçar për një lojtarë 10 vite më të vjetër, mirëpo Milan po kërkon një futbollist ofensivë me përvojë, për repartin e sulmit të trajnerit Gennaro Gattuso.

Milan bisedimet i ka filluar me agjentin Jorge Mendes, pasi ky i fundit përfaqëson të dy futbollistët.

Falcao ka kontratë me Monacon deri në vitin 2020, kurse këtë sezon në Ligue 1 të Francës, në 25 paraqitje ka shënuar 18 gola. /Insporti.com

-->