Milan shpërthen – Synon transferim të trefishtë

Futboll 04 Maj 2018 20:15

Tri xhiro para fundit në Serie A, kuqezinjtë e Milan mund të mbeten edhe pa Europa League sezonin e ardhshëm, pasi janë duke luftuar me Atalantan për pozitën e gjashtë.

Duket se gjatë verës Milan do të bëjë disa ndryshime dhe po planifikon disa blerje interesante, e madje si synim ka një transferim të trefishtë.

Rossonerët thuhet se do të tentojnë të sjellin në “San Siro” sulmuesin e Juventus, Mario Mandzukic, mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini dhe anësorin e Monacos, Keita Balde Diao.

Sipas “Corriere dello Sport”, Mandzukic është sulmuesi ideal për Milan, ndërsa Juventus po kërkon 20-25 milionë euro për kroatin.

Në mesfushë, “Tuttosport” beson se Rossonerët po mendojnë për belgun Fellaini, kontrata e të cilit me Manchester Unitedi mbaron në qershor, edhe pse kuqezinjtë do të përballen me konkurrencën e ekipeve tjera, për shkak të statusit të tij.

Kurse, së fundi, “Gazzetta dello Sport”, pret që ekipi kuqezi të ofrojë  Andre Silva në Monaco, me qëllim të marrjes së Keita në këmbim.

Ish-futbollisti i Lazios, Keita Balde Diao, ka lënë përshtypje në Francë, duke shënuar tetë gola dhe ka ndihmuar në 11 tjerë, por Monaco mund të jetë i gatshëm të sakrifikojë 23 vjeçarin për Andre Silvan, agjenti i të cilit, Jorge Mendes, ka lidhje të ngushta me ekipin e principatës. /Insporti.com

-->