Milan – SPAL, formacionet zyrtare

Futboll 29 Dhjetor 2018 20:04

Milani e pret Spalin sonte në “San Siro” me qëllim që ta rigjejë rrugën e fitores pas plot katër javësh pa fitore në Serie A.

Në katër ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Gennaro Gattusos ka barazuar tri herë dhe është mposhtur një herë tjetër.

Ballafaqimi mes Milanit dhe Spalit nis në orën 20:30 dhe zhvillohet në “San Siro”.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Milan: G Donnarumma; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Higuain, Castillejo

Spal: Gomis; Cionek, Felipe, Bonifazi; Dickmann, Missiroli, Schiattarella, Kurtic, Costa; Antenucci, Petagna