Milani afër kampionit të botës

Futboll 25 Maj 2020 11:29

AC Milan është afër transferimit të kampionit botëror, transmeton Insporti.

Fjala është për mesfushorin gjerman të Borussia Dortmundit, Mario Gotze, i cili do të largohet përfundimisht nga “Signal Iduna Park”, në fund të këtij edicioni.

Seria A pritet të jetë destinacioni i rradhës i “play-maker”it gjerman, me Milanin si klubin më të interesuar.

Drejtori i RB Lepizig, Ralf Rangnick pritet të marr dretimin e Milanit këtë verë, dhe ai ka një simpati për yllin e Dortmund. Një nga problemet ishte paga e lojtarit, por raportimet e fundit nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Gotze është gati të pranojë reduktim në pagë.

Mario Gotze merr 8 milionë euro në sezon me Dortmundin por tek Milani do duhet të pajtohet me kontratë që sillet rreth 3-4 milionë euro për sezon.

-->