Milani dëshiron ta transferoj futbollistin e Interit në verë

Futboll 10 Shkurt 2020 11:38

Huazimi te skuadra e Cagliarit, Radja Nainggolan duket se i ka bërë mirë.

Nainggolan ka kaluar nga Interi tek Cagliari në formë huazimi dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Në 19 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Ninja ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime, duke qenë lider i Cagliarit.

Megjithatë belgu do të rikthehet në fund të sezonit te Interi, por nuk do të mbetet gjatë atë pasi nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte.

Mediet italiane kanë raportuar se Nainggolan mund të ndërrojë skuadër në verë, por jo edhe qytet pasi mund t’i bashkohet Milanit.

Rossonerët e pëlqejnë shumë belgun dhe synojnë afrimin e tij për edicionin e ri.

Madje sipas medieve italiane Milani ka një plan për transferimin e Nainggolanit, duke i ofruar Interit shërbimet e mesfushorit Franck Kessie.

-->