Milani “dorëzohet” për Donnarumman

Futboll 16 Mars 2020 11:13

Te Milani po fillojnë t’i humbasin shpresat për qëndrimin e Gianluigi Donnarumma. Talenti i portës ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe agjenti i tij nuk po pranon rinovimin. Mino Raiola ka refuzuar të gjitha propozimet e drejtuesve kuqezi.

Klubi italian nuk mund të rrezikojë ta humbasë 21-vjeçarin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm dhe do detyrohet ta shesë në merkaton e verës. Alternativat për pasuesin e tij janë dy sipas mediave italiane: Salvatore Sirigu dhe Alex Meret.

I pari është 33 vjeç, mbron portën e Torinos dhe ka një eksperiencë të madhe mes shtyllave. I dyti është 11 vite më i rid he është pjesë e Napolit. Meret debutoi me kombëtaren e Italisë nëntorin e vitit të kaluar dhe cilësohet si një ndër portierët e së ardhmes.

-->