Milani e kërkon fitoren në kupë – formacionet e ndeshjes me Sampdorian

Futboll 12 Janar 2019 17:06

Milani do të udhëtojë drejt Genoas për t’u përballur me Sampdoruian në 1/8 e finales së Kupës së Italisë, në kërkim të cerefinales në rrugë për ta fituar këtë trofe për herë të parë që prej sezonit 2002-03.

Vitin e kaluar, Milani ishte pranë fitimit të këtij trofeu, por u mposht në finale nga Juventusi.

Ndërkohë, Sampdoria e fitoi Kupën e Italisë për herë të fundit në sezonin 1993-94, dhe ishte finaliste në sezonin 2008-09 ku u mposht në penallti nga Lazio.

Fituesi i këtij takimi, i cili nis në orën 18:00 në “Luigi Ferraris”, do të kalojë në çerekfinale.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Sampdoria: Rafael; Sala, Colley, Tonelli, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Caprari

Milan: Reina; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu