Milani e “shkel” Torinon
Futboll
12 Maj 2021
22:45

Milani është kthyer në formën më të mirë, ku ka regjistruar fitoren e tretë rresht pas asaj me 2:0 ndaj Beneventos dhe 3:0 kundër Juventusit, sonte shkatërrojnë 7:0 Torinon.
“Rossonerët” janë shumë afër që të sigurojnë një vend në garat e Champions League.
Vendasit nuk kishin forcë që t’i bëjnë ballë Milanit të fuqishëm.
Golat i shënuan futbollistët Hernandez (19′ e 62′), Kessie (26′-nga penalltia), Diaz (50′), Rebiç (67′, 72’ e 79’).
Milani renditet në vend të tretë me 75 pikë dhe Torino në pozitën e 16-të me 35 pikë pas 36 jave në Serie A. /Insporti.com/