Milani i Gattusos barazon rekordin negativ të vitit 1984

Futboll 26 Dhjetor 2018 14:46

Milani ka dështuar sërish. Në xhiron e 18, skuadra e Gennaro Gattusos, nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Frosinone.

Pavarësisht rasteve të shumta, 7 herë kampionët e Evropës nuk arritën të dërgojnë topin në rrjet, duke përfunduar sfida me rezultatin të cilin edhe filloi, 0-0, raporton Insporti.

Kjo ishte ndeshja e katërt në Serie A që Milani nuk gjen fitore dhe që nuk shënon të paktën një gol.

Kështu, sipas faqes për histori dhe statistika, Opta, Milani i Gattusos barazoi rekordin negativ të vitit 1984 – 4 ndeshje pa shënuar të paktën një gol në Serie A.

0-0 v Torino
0-0 v Bologna
0-1 v Fiorentina
0-0 v Frosinone