Milani i pafuqishëm ndaj Fiorentinës, mundet në “San Siro”

Futboll 22 Dhjetor 2018 17:03

Po vazhdon forma e dobët e Milanit në Serie A.

Në sfidën e sotme ndaj Fiorentinës në shtëpi Milani pësoi me rezultat prej 0-1. Ishte i talentuari Federico Chiesa ai që shënoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 73.

Në vendin e pestë Milani tani ka 27 pikë, kurse Fiorentina në vendin e shtatë ka 25 pikë.

Në anën tjetër, Napoli ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Spalit. Vendasit shënuan fitore prej 1 me 0.

Golin e vetëm e shënoi Raul Albiol në minutën e 45+1 pas asistimit nga Mertens.

Në vendin e dytë Napoli ka 46 pikë, kurse Spali në vendin e 16 ka 16 pikë.