“Milani ka nevojë për helmeta”

Futboll 15 Shkurt 2019 16:02

Gennaro Gattuso ka këshilluar Milanin që të vendos helmeta nesër, kur të përballet me Atalantën, në kuadër të Serie A-së.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:30, transmeton Insporti.

“Do të kemi nevojë për helmeta nesër,” tha tekniku italian në konferencë për shtyp.

“Atalanta luan futboll shumë fizik, por ata gjithashtu janë teknikë. Do të na duhet një paraqitje e madhe.

“Ne i kemi idetë tona, ata i kanë të tyret. Duhet të jemi të gatshëm, të luajmë mirë teknikisht dhe të mos ndalemi.

“Ata kanë tendenca që vazhdimisht të futen në zonë, kështu që ne duhet të luajmë në të dy fazat mirë.” /Insporti.com/