Milani kërkon shërbimet e Ezgjan Alioskit

Uncategorized 01 Qershor 2021 13:40

Milani ka shprehur interesim për transferimin e Ezgjan Alioskit.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut është pjesë e Leeds Unitedit në Premierligën angleze, me mediet turke që konfirmojnë interesimin.

“Haber” bën me dije se futbollisti kërkohet nga Trabzonspor, teksa në mes është futur Milani.

Duket se interesimi i kuqezinjve ka sjellë një ndryshim në raportin e lojtarit me klubin turk, teksa ai do jetë pjesë e Maqedonisë së Veriut në evropianin “Euro 2020” që do luhet nga 11 qershori në 11 korrikun e këtij viti.

Tanimë priten zhvillime të reja në “San Siro”, me lojtarin që më 30 qershor përfundon kontratën me Leedsin. /insporti.com/

-->