Milani kundër Interit kërkon ta bëjë atë që nuk e ka arritur në 12 vite

Futboll 17 Mars 2019 18:30

Milani do të mundohet të vazhdojë me ecurinë e paraqitjeve pozitive sonte, në derbin lokal kundër Interit, me fillim nga ora 20:30.

“Rossonerët” kanë qenë briliantë në vitin 2019, duke ringjallur ëndrrën për një pozitë që e dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.

Nëse skuadra e Gennaro Gattusos regjistron fitore sonte, do të jetë e gjashta rresht për skuadrën.

Hera e fundit kur Milani kishte regjistruar gjashtë fitore rresht ishte në vitin 2006, kur “kuqezinjtë” kishin arritur një ecuri prej nëntë fitoreve nga po aq ndeshje. /Insporti.com/

-->