Milani leksion Lazios

Futboll 04 Korrik 2020 23:41

Milani ka arritur një fitore të madhe ndaj Lazios si mysafir (3-0), duke i lënë pas kryeqytetasit në luftë për titulli kampioni.

Më këtë humbje Lazio mbetet minus shtatë pikë larg Juventusit, pasi Zonja e Vjetër ka 75 pikë, ndërsa Lazio si e dyta 68.

Lazio në këtë ndeshje u fut pa dyshën sulmues Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo, që ishin të pezulluar shkaku i kartonëve.

Hakan Calhanoglu hapi ndeshjen me një super gol të realizuar në minutën e 23-të nga një distancë prej më shumë se 20 metrave (1-0).

Milani vazhdoi me presion dhe fitoi penallti në minutën e 34-të të ndeshjes.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Zlatan Ibrahimovic edhe pse Thomas Strakosha ‘lexoi’ goditje dhe e preku, por topi përfundoi pas vijës (2-0).

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ku Lazio pak tregoi.

Trajneri Simeone Inzaghi bëri disa ndryshime në fillimin e pjesë së dytë por as ato nuk sollën sukses.

Ante Rebic shoi shpresat e Lazios, kur shënoi nga brenda zonës për 3-0 në minutën e 59-të të takimit.

Milani kishte edhe dy raste të mira me Theo Hernadez, por që nuk përfunduan në portë.

Kuqezinjtë tani kanë 46 pikë dhe mbajë pozitën e gjashtë që dërgon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

-->