Milani lëshon fitoren nga duart

Futboll 22 Shkurt 2020 22:48

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen kundër Fiorentina.

1:1 ishte rezultati i sfidës i zhvilluar në stadiumin e Fiorentinës në kuadër të Serie A.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në pjesën e dytë, kur Ante Rebic tundi rrjetën në minutën e 57’ të takimit.

Pesë minuta më vonë, Dalbert u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar punët e ‘Violas’.

Por, kur pritej se Milan do të merrte tri pikët, në skenë doli Erick Pulgar, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pesë minuta para fundit, për të bërë që skuadra e tij të marrë një pikë.

Me këtë barazim, Milan numëron 36 pikë për pozitën e shtatë në tabelë, kurse Fiorentina mbetet me 29 pikë në pozitën e 13-të.

-->