Milani luan për Ligën e Kampionëve – formacionet e ndeshjes me SPAL-in

Futboll 26 Maj 2019 20:04

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes SPAL dhe Milan.

SPAL dhe Milan do të përballen nga ora 20:30.

Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për Kuqezinjtë, që do të kërkojnë fitore me shpresën që Interi ose Atalanta do të lëshojë pikë për të siguruar një vend në Champions.

Në të kundërtën, sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Europa League.

SPAL: Viviano; Cionek, Vicari, Bonifazi; Lazzari, Valoti, Murgia, Kurtic, Fares; Petagna, Antenucci

Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini