Milani mban gjallë shpresat për Championsin me fitoren ndaj Frosinones

Futboll 19 Maj 2019 19:50

Milani ka mundur 2:0 Frosinonen në xhiron e 37-të dhe është kthyer në top-katërshe në tabelën e Serisë A.

Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi falë golave të Krzystof Piatekut dhe Susos.

Milani tani është i pestë me 65 pikë në tabelë, aq sa ka edhe Atalanta një pozitë më lartë.

Interi ka 66 në pozitën e tretë. Të dyja këto kanë nga një ndeshje më pak. Sonte Atalanta i shkon Juventusit, e Interi Napolit.