Milani merr kreun e tabelës, mposht Torinon

Futboll 26 Tetor 2021 22:53

Milani ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Torinos në San Siro (1-0) për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Rossonerët u mjaftuan me një gol të shënuar në pjesën e parë, për ta marrë primatin në Serie A.

Pas një harkimi nga këndi, Rade Krunic e dërgoi topin deri të Olivier Giroud, i cili e futi në rrjetë (14’).

Vjovda u paraqit për Torinon 15 minuta dhe u vlerësua me notën 6.5

Mysafirët bënë përpjekje deri në minutën e fundit për t’i barazuar shifrat, mirëpo nikoqirët e mbrojtën rezultatin.

-->