Milani merr lajme të mira para gjysmë-finales në Kupë

Futboll 25 Shkurt 2019 17:54

Pepe Reina dhe Suso janë rikthyer në skuadrën e Milanit për ndeshjen gjysmë-finale të Coppa Italias, kundër Lazios, të martën.

Reina rikthehet pas një muaj mungese për shkak të një problemi muskular, derisa Suso ishte i pezulluar për shkak të kartonëve, transmeton Insporti.

Lucas Biglia dhe Ivan Strinic gjithashtu janë të disponueshëm, por Mattia Caldara, Jack Bonaventura dhe Cristian Zapata mbeten jashtë.

Skuadra e plotë e Milanit kundër Lazios: Donnarumma A, Donnarumma G, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez; Romagnoli, Strinic, Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Montolivo, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso. /Insporti.com/