Milani mposht Celtic

Futboll 03 Dhjetor 2020 21:09

Milani ka regjistruar fitore të “çmendur” përballë Celticut në kuadër të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”, Milani u përball me skuadrën e madhe skoceze.

Ndeshja e vlefshme për grupin H i takoi “Rossonerëve” me rezultat 4:2.

Skocezët fillimisht shënuan dy gola përmes Rogic (‘7) dhe Edouard (’14).

Por, Milani u këndell dhe realizoi katër gola – dy në pjesë të parë dhe dy në pjesë të dytë – përmes Calhanoglut (’24), Castijellos (’26), Hauges (’50) dhe Diazit (’82).

Milani me këtë fitore e ka siguruar daljen në rundin tjetër, derisa renditet në vendin e dytë me dhjetë pikë.

Kurse, Celticu mbetet në vendin e fundit me një sosh.

-->