Milani mposht Veronan, ruan shpresat për Evropë

Futboll 05 Maj 2018 19:08

Milani ia ka ngjallur vetes shpresat për një vend në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm, teksa e ka rrëzuar Veronën nga Serie A pas humbjes që ia shkaktoi të shtunën pasdite.

Skuadra e Gennaro Gattusos e priti në “San Siro” skuadrën e Veronës, të cilës i duhej fitorja më patjetër, dhe e mposhti bindshëm 4-1.

Pas dhjetë minutave lojë, mesfushori turk Hakan Calhanoglu shtrytezoi një top të çuar në zonë nga Suso për t’i kaluar vendasit në epërsi. Milani e mbylli një pjesë të parë dominuese me gol të bukur nga i riu Patrick Cutrone.

Edhe pjesën e dytë “Kuq e zinjtë” e nisen furishëm duke e çuar në 3-0 epërsinë në minutën e 49-të. Verona reagoi vonë për ta shënuar golin ngushëllues, kur Lee realizoi në minutën e 85-të.

Fabio Borini e vulosi fitoren e vendasve me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Milani tani ka 60 pikë dhe ngjitet në vendin e gjashtë, me gjashtë pikë më pak se Interi në të pestin, dhe me një ndeshje më pak, ndërsa vetëm dy më shumë se Atalanta në vendin e shtatë, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

-->