Milani nis bisedimet për transferimin e yllit të Tottenham

Futboll 02 Gusht 2020 08:25

Padyshim, Serge Aurier ka qenë qendër të vëmendjes javët e fundit.

Pasi zuri faqet e parë të shumë medieve, pas vdekjes së vëllait të tij gati dy javë më parë, ish-mbrojtësi i Paris Saint-Germain është edhe një herë në qendër të vëmendjes, por këtë herë në aspektin sportiv.

Sipas asaj që raporton“Sky Sport Italia”, futbollisti nga Bregu i Fildishtë pëlqehet nga skuadra e Milanit.

Për më tepër që kontaktet e para tashmë kanë filluar.

Mbërriti në Londër dy vjet më parë, mbrojtësi 27 vjeçar ka zhvilluar në total 58 paraqitje me fanellën e Spurs, ku ka shënuar 3 gola.

-->