Milani pas gjashtë ndeshjesh kthehet te fitorja (VIDEO)

Futboll 29 Prill 2018 16:02

Pas katër barazimeve dhe dy humbjeve, Milani ka gjetur rrugën drejt fitores në Serie A. ‘Rosonerët’ kanë marrë pikët e plota në udhëtim te Bologna, duke triumfuar 1-2.

Hakan Calhanoglu 34’ dhe Giacomo Bonaventura 45’ shënuan për Milanin, kurse për vendasit realizoi Sebastien De Maio në minutën e 74’.

Pas kësaj fitore, Milani ka shkuar në kuotën e 57 pikëve, një më pak se Atalanta – më të cilën skuadër po lufton për një vend në Europa League

-->