Milani përsëri probleme me fazën e mbrojtjes

Futboll 03 Maj 2019 08:23

Milani asesi të gjej rehati në fazën e mbrojtjes.

Është mbrojtësi i krahut, Mattia Caldara, i cili ka pësuar edhe një lëndim tjetër, gjë që ia ka pamundësuar atij debutimin në kampionat me skuadrën kuqezi, të cilës iu bashkua verën e kaluar.

Kur dukej se po linte pas dëmtimin e fundit dhe mund të luante titullar në sfidën e të hënës ndaj Bolognës, ish mbrojtësi i Atalantës pësoi një tjetër problem dhe u largua nga grumbullimi i ekipit me paterica.

Pritet që Caldara t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore, për të përcaktuar shkallën e problemit, por duket se do të jetë e pamundur që ai të jetë gati për ndeshjen e të hënës.

Ky është një lajm mjaft i keq për mbrojtësin, por edhe për Gattuson, që në repartin e mbrojtjes duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e kapitenit Romagnoli, i cili është i pezulluar një javë./Insporti