Milani shënon fitore me rikthim ndaj Genoas

Futboll 05 Tetor 2019 22:49

Milani ka shënuar fitore me rikthim si mysafir të Genoas me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendësit e Genoas me autor Lasse Schone në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë ishte fantastike për Milanin.

Gjashtë minuta nga fillimi i saj, Theo Hernandez vuri baraspeshën për 1:1.

Derisa golin e fitores e realizoi Franck Kessie nga pika e bardh në minutën e 57-të.

Vlen të cekët që në këtë takim u dhanë edhe dy karton të kuq, nga një për secilën skuadër.

Me këtë fitore, Milani grumbullon nëntë pikë në pozitën e 11-të./Insporti.com

-->