Milani tregon forcën, fiton pikë të rëndësishme

Futboll 16 Shkurt 2019 22:26

Milani ka bërë një tjetër hap të madh drejt zonës “Champions”, duke mundur si mysafir Atalantan, me rezultat 3-1.

“Rossonerët” fillimisht e gjetën veten në disavantazh në minutën e 33-të, kur Remo Freuler i kaloi vendësit në epërsi, transmeton Insporti.

Mirëpo, Krzysztof Piatek barazoi shifrat, me anë të një shënimi fantastik në minutën shtesë të pjesës së parë.


Hakan Calhanoglu i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 55-të, duke shënuar nga distanca, derisa Piatek shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën, në minutën e 61-të, për rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Milani mbetet në pozitën e katërt, me 42 pikë, një pak se Interi në të tretin, por “Nerazzurrët” kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Kujtojmë se në këtë takim për 90 minuta luajti dyshja shqiptare e Atalantës, Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti. /Insporti.com/