Milani vazhdon me formë të dobët edhe ndaj Bolognas

Futboll 18 Dhjetor 2018 22:27

Bologna barazoi me Milani 0:0 në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të në kampionatin italian.

Milan nga minuta e 77-të mbeti me 10-të futbollistë në fushë pasi që Bokayoko u përjashtua nga loja.

Rossonerët janë në vend të katërt në tabelë me 27 pikë, gjashtë më pak se Interi që pozicionohet një vend më lart.

Bologna renditet e 18-ta në tabelë dhe deri më tani i ka grumbulluar 12 pikë.

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili ka hyrë në lojë në pjesën e dytë për Bolognan . /Insporti.com/