Milani vendos për Bakayokon

Futboll 05 Dhjetor 2018 09:23

E nisi keq sezonin, por Tiemoue Bakayoko i ka bindur drejtuesit e Milanit që tani janë në bisedime për ta blerë përfundimisht atë nga Chelsea.

Pas në fillimi të ngadalshëm me gjigantin e Serisë A, Bakayoko ka nisur të tregojnë formë të mirë, e cila dikur e bindi Chelsean t’ia paguajë Monacos 45 milionë euro për të.

Francezi iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2017, por dështoi plotësisht t’i përmbushë pritjet në “Stamford Bridge”.

Si pasojë, ai kaloi te Milani si lojtar i huazuar me klubin kuqezi që ka opsion për ta blerë.

Tani, të kaltrit duhet të pranojë një humbje të vogël në mesfushorin francez, me Milanin që është i gatshëm t’i ofrojë 40 milionë euro për të, raporton Calciomercato.