Milani vendos për dy yjet e skuadrës

Futboll 21 Gusht 2019 10:01

Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në përfundim të merkatos.

Milani është duke kërkuar edhe një sulmues në krahë të Piatek, mirëpo fillimisht duhet të shesë për të balancuar buxhetin.

Sipas Sky Sport, rosonerët do të mundohen të shesin ndonjë lojtar të parëndësishëm por assesi njërin nga yjet.

Suso dhe Donnaruma do të mbeten përfundimisht në San Siro.

Conti, Castillejo, Silva dhe Laxalt janë emrat e përfolur që mund të largohen këto javë.