Milanin e ndal Sampdoria, Ibrahimovici nuk lë gjurmë në rikthim

Futboll 06 Janar 2020 17:11

Milan e ka nisur me barazim vitin e ri kalendarik, 2020.

Skuadra rosonere nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola, kundër Sampdorias.

Ndeshja mes Milanit dhe Sampdorias ishte e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A. Në këtë xhiro, dy skuadrat morën nga një pikë.

Sot, debutimin me Milan e bëri edhe Zlatan Ibrahimovic, por që nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim.

Suedezi u inkuadrua në lojë në minutën e 55-të në vend të Krzysztof Piatekut, në rikthimin e tij në Serie A.

Milan tashmë numëron 22 pikë për pozitën e 11-të në tabelë, kurse Sampdoria ka 16 pikë, për pozitën 16-të.

-->