Milot Rashica bën gjestin e madh, dhuron kaq para për shërimin e një fëmije

Kombëtarja 26 Qershor 2019 11:39

Milot Rashica ka bërë një gjest të madh, duke dhuruar shumë parash për shërimin e një fëmije.

Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativë për t’i ndihmuar një fëmije të sëmurë për t’i grumbulluar paratë për operim, derisa atë e ka ndihmuar edhe ylli i Kombëtares së Kosovës.

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, ka ndihmuar me 500 euro.

Përmes një postimi në Instagram, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se për rastin e vogëlushit, Harun, futbollisti Milot Rashica ka dhuruar këtë shumë të parave.

“Faleminderit Rashica! Si gjithmone i gatshëm për të ndihmuar!
Harunit ia dhuroji shumën 500 euro.
Respekt
Vazhdojme sebashku!
Labi”, ka shkruar ai në Instagram.