Milot Rashica fillon negociatat me këtë klub gjermanë

Futboll 04 Qershor 2021 13:31

Ylli i Kosovës, Milot Rashica me shumë gjasa nuk do të luaj në ligën e dytë gjermane pas interesimit të madh të klubeve nga ligat elitare.

Sipas “SportBILD”, tash interesim për dardanin tonë ka shprehur Eintracht Frankfurt me ekipin e tij Werder Bremen.

Çmimi i Rashicës ka rënë ndjeshëm dhe tashmë sillet prej 12 në 15 milionë euro.

Sipas artikullit në fjalë, drejtori sportiv i Frankfurtit, Marcus Kroesche, dëshiron Rashicën me qëllim që ta zëvendësojë me Filip Kostiqin, i cili pritet të largohet drejt Interit apo Hertha Berlinit.

Shitja e Kostiqit dhe largimi i Andre Silvas pritet të lejojnë hapësira të mëdha për ardhjen e kosovarit.

-->