Milot Rashica i bleu Range Rover babait, por ai duket se ka nevojë për abetare!

Kombëtarja 15 Korrik 2020 21:49

Milot Rashica pa dyshim se është në qendër të vëmendjes këtë verë, pasi shumë shpejtë pritet të transferohet në një klub të madh evropian. Rashica ndihmoi Werder Bremin të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Bundesligë, duke fituar barazhin ndaj Heindheim, shkruan Insporti.com.

Rashica me të përfunduar sezoni ka ardhur në Kosovë për të kaluar disa ditë pushimi.

Ylli i Kosovës i ka bërë një dhuratë të madhe babait të tij, Nexhmedin Rashicës, duke ia blerë një veturë luksoze të tipit Range Rover me kilometrazh zero.

Këtë e ka bërë të ditur vet babai i tij në rrjetin social Facebook, por duket se Nexhmedini ka nevojë edhe për një abetare të gjuhës shqipe.

Në dy fjali që ka shkruar ka bërë shtatë gabime drejtshkrimore.

No description available.

Babai i Rashicës ushtron profesionin e dentistit dhe ka një klinikë private në Vushtrri. Po ashtu, është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë ditës mediet shqiptare kanë raportuar se Rashica ka refuzuar Liverpoolin për një kalim te klubi gjerman, RB Leipzig.

Një gjë është e sigurtë se Rashica do të largohet nga Werder Bremen, pasi kjo tashmë është konfirmuar edhe nga zyrtarët e klubit gjerman.

Rashica, 24 vjeçar, sezonin që shkoi në Bundesligë ka shënuar tetë gola dhe dhuruar shtatë asistime, në 28 ndeshje. /Insporti.com/

-->